Rreth projektit RESI

PROJEKTI: INICIATIVA PËR QËNDRUESHMËRI EKONOMIKE RURALE (RESI)

Ky projekt synon të promovojë aftësinë konkurruese të bujqëve, prodhuesve bujqësorë dhe kompanive të përpunimit të ushqimit për ta avancuar zhvillimin rural të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës, krijimin e vendeve të punës dhe krijimin e të ardhurave në komunat e synuara. Për të arritur rezultate të qëndrueshme në projekt, është e domosdoshme që të zbulohen forma të reja të prodhimit bujqësor dhe teknologji inovative për ta shtuar produktivitetin, stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e sistemeve të prodhimit me synime që shkojnë jo vetëm përtej rritjes së rendimenteve, por që përfshijnë edhe ruajtjen e ujit dhe energjisë, zvogëlimin e rrezikut, përmirësimin e cilësisë së produkteve, mbrojtjen e mjedisit dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike. Ky projekt do të zbatojë masa të ngritjes së kapaciteteve institucionale në tri sfera që për cak kanë të gjithë sektorët e ekonomisë bujqësore dhe rurale në komunat e synuara të Prishtinës, Novobërdës, Kamenicës dhe Ranillugut.

  • Forcimi i kapaciteteve të stafit komunal dhe edhe i atyre të shoqërisë civile dhe bizneseve vendore për ta shtuar efikasitetin dhe për ta përmirësuar performancën e zhvillimit endogjen.
  • Një skemë rajonale e granteve do të krijohet me qëllim të përforcimit dhe ndërtimit të zinxhirëve të vlerave bujqësore në komunat përkatëse.
  • Theks i veçantë do të vihet mbi promovimin e nismave të dizajnuara nga gratë, grupet ekonomikisht të cenueshme dhe shoqatat /kooperativat që i përfaqësojnë ato.

 

GRUPET E SYNUARA DHE PARTNERËT E PROJEKTIT

Komuna e Prishtinës, Novobërdës, Kamenicës dhe ajo e Ranillugut. Nga ky projekt do të përfitojnë së paku 750 bujq (meshkuj dhe femra), 15 profesionistë të rinj, 20 punonjës publik, 90 individë me përkatësi të pafavorshme (nga të cilët 50% femra) e që kryesisht konsistojnë në bujqit me ferma të vogla, pjesëtarët e minoriteteve etnike të margjinalizuara, të vejat dhe familjet në të cilat kryefamiljare janë gratë. Për shkak të komponentit të trajnimit gjithëpërfshirës për komunat e synuara, pritet që më së paku të arrihen 10.000 bujq nëpërmjet shërbimeve këshillëdhënëse bujqësore publike në 4 komuna. Përfitues indirektë do të jenë afro 65.000 individë nga popullatat rurale të synuara.

Shpërndaje…
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on Twitter